Report TV - Moza Hasa, 25 vite që kujdeset për Tiranën: qytetarët shumë pisanjosë
  • 6 years ago
Është ora 6 e 30, dita sapo ka hapur sytë. Kjo është koha që zgjohet çdo ditë zonja Moza. Report Tv gjendet këtu për të shoqëruar Mozën në një nga ditët e saj të punës. Nga Shkoza drejt sheshit Shtraus për të pastruar rrugët e kryeqytetit.

Rruga për në sheshin Shtraus zgjat gati 30 minuta. Në orën 7 Moza Hasa, pasi ka veshur uniformën fillon pastrimin. Edhe pse nis shiu, punëtorët e qytetit të Tiranës nuk pengohen për të ndalur punën. Moza tregon për Report Tv se si është e programuar në përgjithësi një ditë pune për të dhe bashkëpunimin me shoqet e punës.
Recommended