Akademia Evropiane e Shkencave, cmim per poezine shqiptare

  • 6 years ago
Nga Parisi aty ku prej vitit 1980 është i vendosur një nga institucionet më të rëndësishme vlerësuese të krijimtarisë dhe kërkimit shkencor nga e gjithë bota, Akademia Evropiane e Shkencave, Arteve dhe Letërsisë, shkrimtari dhe poeti Agron Tufa vjen me çmimin për poezinë më të mirë të përkthyer në frëngjisht për vitin 2017. Emrin dhe disa nga poezitë e tij, në konkurrimin mes poetëve të njohur të kohës, ishte surprizë dhe për vetë Agron Tufën.

Më tepër se për vlerësimin si poet, pasi krijimtaria e tij si në prozë dhe poezi është çmuar edhe më herët, është për gjuhën shqipe.

Medalja që mban emrin e poetit ukrainas Taras Shevchenko, dhënia e tij për herë të parë një shqiptari, është një nga mundësitë e njohjes së Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letërsisë me poete të tjerë shqiptarë.

E parë në një kënd më të ngushtë, atë personal, për Agron Tufën, çmimi ?Taras Shevchenko? është shpërblimi i një përpjekje të vazhdueshme për të shkruar poezi.

Recommended