Fundjavë e pasur kulturore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Antike, klasike, moderne dhe eksperimentale. Kjo fundjavë në kryeqytet i flet të gjitha gjuhët e kulturës.



Premiera e kësaj fundjave është tragjedia antike greke ?Medea? që ngjit në skenë emrat më të njohur të skenës teatrale në vend. Me elementë muzikorë, skenografi e një dialog të kuruar nga regjisori grek Dimitri Mylonas, kryevepra e Euripidit ngjitet në skenën e eksperimentalit nga mbrëmja e kësaj të shtune.





Edhe pse në një skenë eksperimentale, Milonas i ?Medeas?, rrëfen se nuk ka eksperimentuar me antikitetin. Ndersa në teatrin e Metropolit ?Nata e 12? e Shekspirit ngjitet në skenë me fustanella, me këngë polifonike dhe me elementë që veprën e zhvendosin në një tjetër kohë, kur lulëzonte fototeka e Marubëve. Si mund të jetë kjo ndërthurje e folklorit me Shekspirin, regjisori amerikan Justin Anderson ju fton edhe këtë fundjavë në teatrin ?Metropol?.





Për dashamirësit e operas dhe baletit, ?Carmen? vijon rrugëtimin artistik në pallatin e kongreseve deri mbrëmjen e së shtunës.





Edhe për publikun e vogël numërohen 4 alternativa. Në teatrin eksperimental vijnë shfaqjet ?Matilda? e ?Safari i Livias?, e me imazhin e kukullave mbërrijnë te të vegjlit ?Don Kishoti? në Metropol dhe ?Miss pylli? në teatrin e kukullave.





Edhe për dashamirësit e artit vizual, një retrospektivë në grafikën e Pandi Meles është alternativa që ofron Universiteti i Arteve në galerinë FAB.

Recommended