Aksident në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit, makina del nga rruga, humb jetën 22-vjeçari
  • 6 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Report Tv mësoi se ka mbetur viktimë 21-vjeçari Semiad Bajramaj, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për jetën e drejtuesit të mjetit. Nga informacionet e para dyshohet që shkak i ngjarjes të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën ka qenë duke lëvizur viktima.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Recommended