Referendum ne Serbi per Pavaresine e Kosoves?
  • 6 years ago
Mundësi për të zgjidhur problemin e Kosovës në një referendum. Intensifikimi i kërkesave për zgjidhje paralajmëron një marrëveshje obligative ligjore. Për pak muaj, presidenti Alleksandar Vuçiç thotë se do të njoftojë idenë e tij. Marko Savkoviç, i Qendrës për Politika të Veçanta, beson se viti 2025 mund të jetë real për integrim, por edhe sfidues.

"Kemi kërcënime ndaj institucioneve demokratike dhe pavarësisë së tyre, janë sfidat më të mëdha në Ballkan. Natyrisht që për Serbinë, zgjidhja e problemit të Kosovës është gjithnjë e pranishme, por ekziston një proces i bindjes se faktorëve që në vitin 2019 do të jetë fundi i problemit, por nuk e dimë çfarë do të ndodhë më pas, e që është e rëndësishme".

Janë 52 përqind të serbëve që do ta votonin pro hyrjen në Bashkimin Evropian. Por, që konsiderohet rritje për disa përqind. BE pritet t'i ndajë nga dy vendet e Ballkanit. Serbia dhe Mali i Zi duken favorite për thyerjen e murit të zgjerimit.

"Një ide që këtyre vendeve t'u thuhet se nëse kryeni detyrat do të shpërbleheni. Nëse mundet, Mali i Zi dhe Serbia që ka shumë problem atëherë do të mund ta arrijnë edhe vendet e tjera. Efekti i BE-së dhe NATO ka efekte pozitive edhe tek vendet tjera".

Zgjidhje intensive të ngatërresave të grumbulluara prej dekadash kërkojnë shumica e vendeve me fqinjët e tyre. Por, aq sa numri i tyre duken edhe sfidat. Kosova përmendet si një nga pengesat në rrugën e bisedimeve për Serbinë.
Recommended