Ora News - Projekte PPP në infrastrukturë, së shpejti kryeqyteti me një by-pass që nis nga Kashari
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe kryeqyteti do të ketë një by-pass.Projekti është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë dhe studimi për këtë pritet të përfundojë brenda një viti e gjysëm.Ndërkohë një segment i një tjetër projekti të shumpërfolur siç është by-passi i Fierit pritet të përfundojë në korrik.Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për një studim fizibiliteti për tre akse rrugore që do të ndërtohen me PPP.

Tirana së shpejti do të kenë një by-pass që do të lidhë Kasharin me rrugën Tiranë-Elbasan, çka pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

Projekti është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohej një marrëveshje për marrjen e një granti prej 2.1 mln eurosh për studim fizibiliteti për disa projekte.

Thimio Plaku, Drejtor i politikave në MIE: Me 20% grant nga BE dhe pjesën tjetër nga buxheti i shtetit të ndërtohet by pasi i Tiranës, i cili do të ketë efekte në lehtësimin e trafikut pasi do të lehtësojë fluksin e trafikut që vjen nga veriu dhe zonat e tjera.

Ndërkohë një nga projektet e shumpërfolura kohët e fundit siç është by-passi i Fierit pritet të përfundojë në korrik.

Shkreli: Në prill fillon puna për by passin e Firit dhe Vlorës. Nëse çdo gjë shkon mbarë, ne dëshirojmë që në korrik të hapet by passi i Fierit me një korsi, ndërsa i Vlorës të vazhdojë punën e vet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekte-ppp-ne-infrastrukture-se-shpejti-kryeqyteti-me-nje-pass-qe-nis-nga-kashari
Recommended