Ora News - Vritet në Mitrovicë Oliver Ivanoviç, pamje nga intervista për Tonight Ilva Tare në 2011
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vrarë paraditen e sotme para zyrës së tij në Mitrovicë. Krimi ndodhi rreth orës 08:15 minuta.

Qeveria e Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi dënojnë krimin e rëndë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin autorëve të krimit.

Serbia ndërpret bisedimet me Kosoven ne Bruksel, dhe thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ora 13: 50 Reagon presidenti i Shqiperise, Ilir Meta: Vrasja e Ivanoviç mos ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi

Ora 13: 42 Vuçiç: Do kërkojmë që në hetimet për vrasjen e Ivanoviç të përfshihet edhe Serbia

0ra 13: 30 Reagon kryeministri shqiptar Edi Rama: Akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension

Ora 13:08 Mogherini: Autoritetet kosovare të gjejnë autorët

Ora 12: 51 Ambasadori i amerikes ne Kosove ben apel: Palet te shmangin retoriken

Ora 12: 35: Haradinaj dënon vrasjen e Ivanoviç: Po përdoret politikisht

Ora 11: 40 Koçijançiç: Të zbradhet vrasja e Ivanoviç, palët të tregojnë qetësi

Ora 11: 33 Thaçi apel qytetarëve në veri: Bashkëpunoni të arrestojmë autorët e vrasjes së Ivanoviç

Ora 11: 30 Plani sekret i Serbisë: Trazira në Kosovë gjatë 2018



Ora 11: 27 Policia e Kosoves jep deklaraten zyrtare: Si u vra Ivanovic

"Rreth orës 08:10 min, në rrugën "Sutjeska" në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç'rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.
Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.
Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën "Vojvode Putnika" në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës "Opel Astra", pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.
Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë."

Ora 11:25 Serbia therret Keshillin e Sigurise Kombetare

Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Takimi do të udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi kabineti i tij. Pas takimit, Vuçiç do t'i drejtohet publikut.

Ora 11:00 Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviç dhe kërkon ndihmë për zbardhjen e autorëve

Ora...