Report TV - Shkarkimi i Çakos, Meta vlerëson kreun e ri të Policisë së Shtetit
  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka shmangur komentet rreth shkarkimit të Haki Çakos nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Meta foli për pasuesin e Çakos, Rebani Jaupaj, të cilin e vlerësoi si figurë me integritet të lartë.

"Me rëndësi është që në krye të policisë së shtetit zgjidhet një figurë me integritet të lartë, sepse struktura e policisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga politika", u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit tha se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit dhe kanabisi. "Ajo që mbetet për t'u parë është forcimi i bashkëshpunimit mes institucioneve, në luftën kundër kanabisit dhe drogërave të forta", tha ai.
Recommended