Rudina/ Mimoza Kusari Lila: Si iu futa politikes (03.01.2018)
  • 6 years ago
Politikania Mimoza Kusari Lila ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina në Tv Klan nga ku rrëfeu rrëgëtimin e saj në politikë.
Kusari Lila tha se asnjëherë nuk e ka dashur politikën për shkak të sistemit, por në 2009-ën oferta për të qenë pjesë e saj e bëri të tentonte për të sjellë ndryshim.
?Secili prej nesh e ka një histori për profesionin, apo kthehet pas në fëmijëri. Unë politikën asnjëherë nuk e kam dashur, aq më tepër të mendoja veten si vendimarrëse në politikë. Ne kemi lindur në një sistem ku politika ishte shumë e centralizuar. Por gjithnjë e kam menduar veten duke prezantuar para një mase njerëzish. Thirrja ime për politikë ka ardhur në vitin 2009 kur isha ende drejtore e dhomës tregtare amerikane. Mora ofertë nga partia Aleanca e Re, ishte pak muaj pasi Presidenti Obama mori detyrën. E frymëzuar mendova se ishte koha për ndryshim. Në 2009-ën nuk e fitova Gjakovën, ka qenë proces i parregullt?, tha Kusari Lila.