Feste dhe koncert ne sheshin Skenderbej
  • 6 years ago
Me qindra qytetarë të moshave të ndryshme e pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej me urimin për të patur një vit më të mire se ai që lamë pas. 2018 e festuan në Tiranë edhe plot turistë që i janë bashkuar festës që sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar.

Atmosferën më shumë e ka ndezur koncerti i organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku pas urimit nga Kryebashkiaku Veliaj, në skenë janë ngjitur këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati.

Më pas festa është zhvendsour në lokalet e kryeqytetit ku është festuar deri në mëngjesin e datës 1.

Tv Klan
Recommended