Ora News- Akademia e policisë do bëhet Institucion i Arsimit të Lartë, shtohet masteri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në policinë e shtetit duhet të nisë nga Akademia e Rendit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një tryezë me zyrtarët të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arsimit, Drejtësisë dhe Prokurorisë është shprehur se pranë forcave të rendit duhet të afrohen njerëzit më të mirë. dhe për këtë duhet që dhe trupa e pedagogëve dhe e trajnerëve të jetë më e duhura

Xhafaj: Këtu fillon dhe mbi këtë bazament ngrihet çdo lloj qasje dhe çdo lloj vizioni. Pres vetëm të shohë se cilat janë propozimet, qoftë për çështjen e pagave, qoftë për elementë të tjerë, që ligjet i lejojnë apo që ne mund t'i përshtasim për të thithur kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, por edhe në fushën e sigurisë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolli tha se do të ndërrmeren hapa konkretë për reformimin e mëtejshëm të Akademisë së Sigurisë, që përfshin edhe studimet master.

Ndërkaq Drejtori Bilbil Memaj, pasi paraqiti vizionin për reformimin e Akademisë së Sigurisë, ndër të tjera deklaroi se objektiv i do të jetë formimi i specialistëve për të gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/akademia-e-policise-do-behet-institucion-i-arsimit-te-larte-shtohet-masteri

Recommended