Ora News - FMN kritika Shqipërisë: Kujdes me nivelin e borxhit dhe me PPP

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptarë t ë bëj kujdes me dhënien e konçesioneve Partneritet Publik-Privat, nivelin e borxhit publik si dhe të realizohen reforma strukturore të cilat do të përmirësonin klimën e të bërit biznes. Në artikullin e 4 për Shqipërinë të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar theksohet se është mjaft e rëndësishme të ketë zbatim të reformave institucionale për të përmirësuar klimën e të bërit biznes si dhe të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit

Ekonomia shqiptare po haset me një sërë vështirësish. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konstatuar një sërë problemesh dhe rreziqesh për të cilat ka kërkuar nga qeveria t'i kushtojë vëmendje të veçantë.

Në raportin e artikullit 4 të Fondit Monetar pavarësisht se vlerësohet rritja ekonomike shihet me shqetësim dhënia e kontratave Partneritet Privat-Publik dhe niveli i borxhit publik. Ekspertët e FMN-i kërkojnë ministrisë së Financave që të shfrytëzojnë sa më mirë hapësirat ligjore për monitorimin e kontratave PPP . Stafi rekomandon vendosjen e një limiti për kontratat në mënyrë që të jenë më të qarta rreziqet që ato sjellin për buxhetin. Në raport theksohet se autoritetet duhet të sigurojnë zbatimin e duhur të kornizës për partneritetet publike-private në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

FMN ka ripërsëritur kërkesën për konsolidimin fiskal dhe për ulje të borxhit publik. Ndërsa theksohet se duhet të vijojë lufta kundër korrupsionit të avancohet me reformat në drejtësi dhe në të drejtat e pronësisë . Në raport theksohet se me shumë rëndësi është edhe përmirësimi i klimës së biznesit. FMN i kërkon qeverisë që të vijoj luftën ndaj informalitetit për të thithur më shumë investime. Gjithashtu kërkohet që të krijohen politika të reja për të rritur punësimin e të rinjve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fmn-kritika-shqiperise-kujdes-me-nivelin-e-borxhit-dhe-me-ppp

Recommended