“Kaskada e Drinit u mirëmenaxhua” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qarku Shkodër i shpëtoi përmbytjeve të javës së shkuar dhe ky fakt për ministrin e Energjisë erdhi si pasojë e mirmenxhimit të kaskadës se Drinit dhe investimeve të kryera.



Duke inspektuar HEC-in e Vaut të Dejës, ministri Gjiknuri dhe zv.kryeministrja Senida Mesi thanë se rezerva hidrike është përmirësuar dhe pas një thatësire të tejzgjatur, tashme po kthehet normaliteti.



Investimi prej 1.8 milion euro në pikën e kalimit kufirit të Hanit të Hotit pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin, duke lehtësuar procedurat doganore për qytetarët dhe bizneset.



Ministri i financave Arben Ahmetaj inspektoi terminalin e ri dhe godinën në këtë pikë kufitare të realizuar me fonde të Bashkimit Europian.



Pika kufitare e Hanit të Hotit, konsiderohet si pikë e kalimit kufitar të kategorisë së parë, bazuar në aktivitetin e përditshëm dhe është e vetmja pikë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi e hapur për transportin e mallrave me natyrë tregtare.