Ora News - Rruga Elbasan-Tiranë do vijojë të jetë e blllokuar për disa ditë
  • 6 years ago
Zhbllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë duket së do të kërkojë disa ditë kohë jo vetëm për heqjen e masivit të madh të gurëve të rënë por edhe për sigurimin e skarpateve për tu garantuar që rrugaq nuk do të jetë një rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Në një lidhje telefonike për Ora News, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro tha se ndërhyrja po vështirësohet edhe nga reshjet.

Në këtë mënyrë qytetarët që udhëtojnë nga Elbasani në Tiranë do të duhet të përdorin rrugën e vjetër nga Qafë Krraba ose nëpërmjet by-passit të Rrogozhinës.

Qendro: Është bërë sigurimi me sinjalistikë të plotë për kalimin nga Tirana në Elbasan. Që në orët e para të mëngjesit kemi qenë bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe specialistë, jemi duke bërë një analizë se ku do të ndërhyhet, heqja e gurëve, sigurimi i ndalesës nga Elbasani për në Tiranë. Është një masiv shumë i madh që ka bllokuar pothuajse të gjithë njësinë e rrugës, është një situatë e cila do kujdes. Besoj që do të na kërkojë disa ditë.Nuk është vetëm heqja e masivëve të mëdha të gurëve që kanë rënë por janë dhe masat që do të merren pas heqjes së tyre për të siguruar që skarpata do të jetë në rregull dhe të mos kemi më rënie gurësh dhe trafiku të jetë normal dhe të mos cënohet jeta e përdoruesve të rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-elbasan-tirane-do-vijoje-te-jete-e-blllokuar-disa-dite
Recommended