Ora News – Bushati kritika OSBE: Nuk duhet të diskutoni për Kosovën, pa përfaqësuesit e saj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka kërkuar një qasje të re të OSBE-së ndaj Kosovës. I pranishëm në takimin e 24-t të Këshillit Ministror të OSBE-së, kreu i diplomacisë shqiptare tha se është e papranueshme që OSBE përjashton pjesëmarrjen Kosovën në diskutimet që bëhen për këtë shtet. Bushati kërkoi që OSBE të mos diskutojë më për Kosovën pa praninë e përfaqësuesve të saj.

Bushati: Në shumë dokumente të OSBE-së, Kosova vazhdon të referohet me një shënim sa të vjetër aq edhe të papranueshëm. Por kjo nuk është e gjitha: OSBE vazhdon të përjashtojë pjesëmarrjen e Kosovës kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, përfshirë raportet e misionit. Pyetja që ngrihet është se si mundet që operacionet në terren në Kosovë të synojnë të ndikojnë pozitivisht në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, kur organizata nuk e përfshin Kosovën. Më lejoni ta them qartë: kjo organizatë nuk duhet të diskutojë për Kosovën, pa Kosovën, si pjesë e diskutimit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bushati-kritika-osbe-nuk-duhet-te-diskutoni-kosoven-pa-perfaqesuesit-e-saj
Recommended