Romela Begaj shpallet kampione bote në peshëngritje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Romela Begaj ka shkruar historinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kampionatin Botëror të Peshëngritjes, sportistja shqiptare u shpall kampione bote, pasi arriti të ngrejë peshën prej 107 kilogramësh.



Në provën e parë në stilin e shkëputjes peshëngritësja 31-vjeçare ngriti 103 kilogram, ndërkohë që më pas shtoi edhe 2 kilogramë të tjera, duke e kaluar me sukses edhe këtë provë të dytë. Por Begaj nuk u ndal me kaq. Në provën e tretë ajo arriti të ngre peshën prej 107 kilogram, duke arritur të sigurojë ngritjen e peshës më të madhe e për pasojë të sigurojë medaljen e artë.



Një paraqitje të mirë Romela Begaj bëri edhe në dygarësh, por për fat të keq, pa arritur të të sigurojë medaljen e artë.



Pas tre provave peshëngritësja shqiptare mundi të ngrejë vetëm 128 kilogramë, çka i dha medaljen e argjendtë dhe vendin e dytë në botë në dygarësh.