Ora News – Diskriminim dhe urrejtje, KiE-Politikanëve: Shërbeni si modele për tu ndjekur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seminarin ?Lufta kundër Intolerancës, Diskriminimit dhe Urrejtjes? Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës , në Tiranë, Claus Neukirch, tha se Shqipëria po krijon një portofol të gjërë masash kundër këtij fenomeni kjo dhe në kuadër të planit të verpimit. Në luftën kundër diskriminimit është hedhur një bazë e mirë për të ecur përpara tha zyrtari i lartë evropian, por drejtoj këtë thirrje për poltikanët.

?Ju si parlamentarë shërbeni si modele për tu ndjekur, pasi jeni aktor të rendësishëm për parandalimin e gjuhes së urrejtjes dhe diskriminimit. Puna për legjislacionin është e vështirë, por për cështje të tilla duhet të bashkëpunohet me gjithë shoqërinë?

Deputetja Socialiste Vasilika Hysi, tha se gjuha e urrejtjes është problem dhe në parlament ndërsa kërkoi miratimin pa humbur kohë të kodit etikës.

Hysi: Gjuha e urrejtjes është jo pak shqetësuese në ditët tona, sidomos në komentet që bëjnë lexuesit në mediat online. Me keqardhje e konstaton këtë edhe në Kuvend.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/diskriminim-dhe-urrejtje-kie-politikaneve-sherbeni-si-modele-tu-ndjekur

Recommended