Rama batuta me ushtarakët në Afganistan: më shkruani nese Xhacka nuk jua bën mbrëmjen të këndshme
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Forcat Shqiptare të Armatosura, që ndodhen në shërbim në Afganistan, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me ta nga Tirana. Në Afganistan ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku pritet të zhvillojë një festë me ushtarakët shqiptarë.

Në lidhje me këtë, Rama me të qeshur i kërkoi ministres ta bëjë sa më të këndshme mbrëmjen e sotme për ushtarakët, duke iu kërkuar këtyre të fundit t?i shkruajnë në ?Shqipëria.al?, nëse nuk ndodh kjo.

Nga ana e saj, Xhaçka tha se do të fillojë festa sapo të mbarojë komunikimi, ndërsa Rama kërkoi që ajo të jetë në nivelin e duhur. Më tej, shefi i qeverisë shprehu vlerësimet më të larta për ushtarakët e FA që shërbejnë në Afganistan, duke thënë se janë krenari e madhe për Shqipërinë dhe se as ?faleminderit? nuk ju thonë dot sa duhet.
Rama: Jeni me brez me fat se kaluat nga komandantja te komandantja. Sa është ora atje? 16:45. I takon ministres ta bëjë sa më të këndshme mbrëmjen atje, nëse nuk ja del më shkruani në ?Shqipëria.al?, ndërkohë që iu përcjell gjithë urimet më të përzemërta. S?dua t?iu mbaj më gjatë në mbledhjes, sepse keni mjaftueshëm mbledhje atje. Thjesht ishte një mënyrë për t?iu shprehur mirënjohjen, ku dhe familjarët tuaj mund të çmallen përmes këtij komunikimi.
Recommended