Letersia greke ne panair - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtij panairi të librit nuk i kanë munguar autorët e huaj të pranishëm në stenda. Edhe pse takimet e tyre me publikun kanë qenë më pak se edicionet e shkuara. Shkrimtarja greke Lena Manda është një prej tyre. Ajo ka takuar lexuesit e saj shqiptar dhe ka prezantuar veprën e saj ?Theanoja, ujkonja e Stambollit?.Lena Manda, shkrimtare: ?Kjo është historia e një gruaje që u shndërrua në një egërsirë. Ajo nuk lindi e tillë, por u shndërrua nga rrethanat dhe për hir të njerëzve të saj më të dashur. Ajo njohu dhe përjetoi dashurinë dhe urrejtjen, e gjithëkund vërtitet mes këtyre dy ndjesive. Shpresoj që publiku ta pëlqejë këtë vepër njëlloj si edhe veprat e tjera të miat që prezantohen në këtë stendë.?Romani I fundit I Mandës vjen në shqip nga Kristo Pulla që në këtë prezantim shkëputi për publikun disa pjesëza të veprës.Lena Manda njihet nga publiku shqiptar edhe për veprat ?Dashuri që lag si Shi?, ?Cigarja e fundit?, apo ?Një kafe në rërë të nxehtë?.Lexuesi shqiptar ka mundur të takojë më herët edhe Eric Faye, shkrimtarin francez që është nderuar jo vetëm në vendin e tij. Faye, fituesi I cmimit të madh për romanin në 2010-en, por edhe një ndër më të përkthyerit sot në Europë, prezantoi për publikun shqiptar veprën e tij ?Nagasaki?.

Recommended