Report TV - Fuga në 'Repolitix': Problemi është si funksionon media me lajmin
  • 6 years ago
Akademiku Artan Fuga, i cili në natën e ndarjes së çmimeve "Kult" fitoi dy çminime, ?Shkrimtari më i mirë i vitit 2017? dhe libri i tij ?Murgu? u përzgjedh si libri më i mirë artisktik i vitit 2017, është i ftuar sot në studion e ?Repolitix?.

Akademiku Fuga ka komentuar censurën që i bënë mediat duke mos përfshirë në lajmet e tyre çmimet e fituara nga ai. Duke mos e cilësuar si ?censurë?, sipas Fugës shqetësues nuk është fakti se nuk iu kështua vëmndje librit të tij, por, thekson ai, kjo solli në vëmendje një problematikë në mediat shqiptare.

Sipas akademikut shqetësues është fakti se ?kur del një lajm ai shkon nga gazetari në gazetarë i paverifikuar?.
?Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i dhënë vëmendje librit ?Murgu?. Ai ka bërë udhëtimin e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.

Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj... mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.

Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar.?, është shprehur Fuga.
Recommended