Të gjithë në burg për “Vilunin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masat e arrestit më burg për 6 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët u arrestuan në operacionin e 1.5 tonëve hashash në Vilun të Velipojës.Sëbashku me efektivin e policisë kufitare në Tiranë Enriko Zyla në burg do të qëndrojnë dhe Sokol Ujka, Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Jaho Berdo dhe Dervish Gjolekaj.Nga ana tjetër policia çoi në 7 numrin e të arrestuarve. Në pranga ra 30 vjecari Gjovalin Ndoj, nga Lezha. Sipas bluve, ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor i të arrestuarve të tjerë, të cilët tentuan të transportojnë sasitë e mëdha të hashashit.Operacioni i forcave speciale nisi me arrestimin e efektivit 42 vjeçar Enriko Zyle.Ai u kap në momentin kur drejtonte këtë makinë të mbushur me lëndë narkotike, ndërsa e transportonte tek gomonia në breg te detit.Në oborrin e hotelit ku magazinohej hashashi, policia gjeti dhe disa automjete të tjera të mbushura me kanabis.Në të njëjtën zonë me 4 qershor të këtij viti u zhvillua një tjetër operacion, i cili goditi një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Laguna e Vilunit ka shërbyer edhe më parë si vend i nisjes së ngarkesave me lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Recommended