Ora News – Banorët kundër Ramës: Nuk do paguajmë asnjë qindarkë për puset
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rama: Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë që të vetërregullojnë situatën e tyre.

Por reforma e ujit e paralajmëruar nga kryeministri ka ngjallur reagime të forta në pikën që parashikon vendosjen e matësve për puset. Banorët e fshatrave të Matit, ku mungesa e ujit është një problematikë e theksuar kundërshtojnë nismën duke e cilësuar të turpshme dhe paralajmërojnë se nuk do paguajnë asnjë qindarkë për puset që i kanë hapur me shpenzimet e tyre.

Banore: Asnjëherë jo, se i kam çelur vetë, nuk ka ardhur Edi Rama të ma çelë mua, as shteti. Nuk pranoj ta paguaj, të ma ketë bërë gati dikush po, por e ka bërë me hallet e zeza fëmija im.

Ata thonë se qeveria më parë duhet tju sigurojë kushtet më minimale të jetesës e më pas të pretendojë për tarifime të tilla.

Banore: Për fëmijët e mi shyqyr që ka dalë uji se ujë s?kemi e as nuk kemi pasur. Çfarë do shteti prej nesh, prej pusi. Këtej po mundohemi të rrisim fëmijët me 300 halle, jam 62 vjeçe, asnjë të ardhur nuk na e sjell shteti.

Banor: Nuk do ta lejojë popullit i rrethit të Matit, në asnjë mënyrë nuk do e bëjë këtë gjë sepse kjo është një katastrofë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-kunder-rames-nuk-do-paguajme-asnje-qindarke-puset
Recommended