Bankat dominojnë tregun financiar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregu financiar mbetet i dominuar nga bankat dhe produktet e tyre, pasi degët e tjera, nuk po njohin rritjen e pritshme.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekonomi, 90 % e totalit të aktiveve përfaqësohen nga bankat.Ky fakt do të thotë se shqiptarët nuk kanë alternativa zgjedhjeje për të investuar, si bursa, ndërsa bankat e kanë tregun të garantuar për financimNë konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta e vuri theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve.Tregu financiar është një segment i rëndësishëm për të rritur mirëqenien e popullatës, por paralelisht rritja e tij lidhet edhe me përfshirjen e qytetarëve në këto tregje.Duke ju referuar të dhënave 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë një institucioni financiar, ndërkohë që vetëm 6 % dhe 22 % e të rriturve kanë një kartë krediti dhe kartë debiti.

Recommended