Report TV - Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, duhet të largohet Rama
  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot në një konferencë për mediat se nuk do të lejojë që Rama të vijojë me projektin e tij për Shqipërinë.
?Do të shpëtojmë demokracinë. Rama nuk është zgjidhja e problemit, por problemi. Rama futi në parlament dhe zgjedhje persona me precedent.

Ai nuk luftoi të inkriminuarit, por dekriminalizimin. Projekti i Ramës është i pa shpresë edhe pavarësisht lobimeve marramendëse.

Vullneti politik i LSI është ai i mijëra anëtarëve që refuzojnë drogën dhe krimin. Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë.

Rama bëri dje kryepolicin, reforma në drejtësi ka rënë. Rezoluta e konventës së LSI është ajo që shqiptarët kanë kërkuar? deklaroi ajo.
Recommended