Ora News - Konferenca “Ditët e Medias” për herë të parë në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Europian do organizojë për herë të parë në Shqipëri konferencën ?Speak up?,e cila këtë vit nuk do quhet më e tillë, pasi është pagëzuar me emrin ?ëestern booken media days?. Konferenca ?ditët e medias? do të organizohet në datat 9-10 nëntor në Tiranë me praninë e komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn.
Konferencën do ta përshëndesë në nisje kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin Hahn.
Kjo konferencë do të moderohet nga gazetari dhe korrespondenti i ?The Economist? Tim Judah. Ndërsa do të ketë dy panele me gazetarë të shquar të Rajonit, si dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.
Liria e medias është një nga kapitujt e negociatave mes vendit tonë dhe BE, si dhe ishte një nga dy fushat e vetme të cilat në raportin e KE për 2016 nuk kishin shënuar progres.
Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera Turqia nuk do të jetë e përfaqësuar në këtë konferencë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/konferenca-ditet-e-medias-per-here-te-pare-ne-shqiperi/

Recommended