Report TV - Si të shmangni kurthet e medias? Deputetët e PS trajnim në Pogradec
  • 6 years ago
Marrëdhënia e socialistëve me median, ose me ?kazanin? siç e quan kryetari i partisë, Edi Rama nuk merret kaq lehtë e thjeshtë në selinë mavi. Zgjedhjet e Edi Ramës për listat e 25 qershorit sollën në parlament 30 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga grupi i PS-së, të cilët hynin për herë të parë në tempullin legjislativ.

Si rishtarë, ata kanë shumë për të mësuar për misionin e rëndësishëm, por PS e ka nisur si fillim me një trajnim dy ditor se si deputetët e saj duhet të sillen me median. Për këtë arsye, pas seancës së gjatë të së enjtes, të premten rreth 40 deputetë të kësaj partie janë zhvendosur në Pogradec ku qëndrojnë dhe të shtunën nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm, Taulant Balla.
Recommended