Report TV - Himara,kryebashkiaku: Protestat e banorëve të nxitura nga politika

  • 6 years ago
Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro në një deklaratë për media ka thënë se debatet rreth çështjes së aksionit të IKM-së në Himarë janë tërësisht politike. Sipas tij, projekti është miratuar unanimisht nga këshilltarët bashkiak, edhe ata të djathte apo të PBDNJ-se. Ndaj akuzat politike të kampit blu mbeten vetëm të tilla, tha ai. Edhe Athina zyrtare pasi është njohur me projektin në detaje i ka zbutur tonet theksoi Goro.
Sa i përket vijimit të procesit me shembjen e objekteve, Goro tha se pritet vendimi i gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë nën proces gjyqësor. Vendimi i gjykatës për pezullim të veprimeve është apeluar nga INUV.

Jo me larg se dje, banorët e Himarës kanë zhvilluar një fazë të fundit konsultimi me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim edhe të truallit,për të cilin jo të gjithë janë të pajisur me dokumente pronësie. Problemi i pronave ne bregdet mbetet i pazgjidhur qysh nga viti 1994.

Recommended