Report TV - Rama në Kamëz:Do rindërtojmë 300 qendra shëndetësore
  • 6 years ago
Qendra Shëndetësore Kamëz ofrohet tashmë për banorët e zonës tërësisht e rikonstruktuar, zgjeruar dhe pajisur me aparatura të reja biomjekësore. Nga një qendër krejtësisht e rrënuar, me lagështirë dhe pajisje të vjetra, sot është kthyer në një nga qendrat model të kujdesit parësor në vend. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizituan sot qendrën dhe u takuan me personelin mjekësor të saj.
E pajisur me teknologji moderne, qendra ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 100 mijë banorë të zonës, që më parë detyroheshin të shkonin në spitale për të bërë një kontroll, e që tashmë mund ta bëjnë këtu me të gjitha aparaturat e nevojshme. Ministrja Manastirliu tha se qendra mundëson ndër të tjera edhe konsultimin për nënën dhe fëmijën. ?Kjo qendër shëndetësore i shërben 100 mije banorëve të bashkisë Kamëz. Nga ana tjetër kemi shërbimin 24 orë të urgjencës, që është shumë i rëndësishëm për shërbimet e emergjencës që banorët të mos shkojnë direkt në qendrën spitalore universitare apo në qendra të tjera, por të jenë këtu prapë, të kenë akses në 24 orë në 7 ditë të javës. Nga ana tjetër, janë të gjithë kabinetet e specialiteteve. Gjithashtu kemi konsultorin e nënës dhe fëmijës, konsultimin për nënën, për vaksinimin e fëmijës, të gjithë kabinetet përkatëse me 10 mjekë specialistë.?
Recommended