Investimet dhe huamarrja - Qeveria parashikon të marrë më shumë borxh në tregun e brendshëm
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare parashikon më shumë investime në këtë mandat të dytë. Sipas treguesve të buxhetit parashikohet një rrijte e shpenzimeve kapitale me rreth 11.8 miliard lekë për vitin e arsdhshëm në krahasim me 2017. Kryesisht këto investime pritet të realizohen në bashkëpunim me privatin. mësohet se qeveria pritet të plotësojë nevojat me fonde nga huamarrja e brendshme e cila parashikohet të jetë 11 mld më shumë se në 2017.
Projektbuxheti 2018 parashikon më shumë fonde për investime krahasuar kjo me vitin 2017. Në bazë të treguesve për këtë zë konstatohet se ka rritje me 11.8 miliardë lekë më shumë. Në total fondi për investimet për vitin 2018 është parashikuar rreth 86 miliard lekë ndërsa mësohet se investimet do të jenë kryesisht të karakterit partneritet Publik-privat.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-parashikon-te-marre-me-shume-borxh-ne-tregun-e-brendshem/
Recommended