Rama: Lufte pa kompromis korrupsionit ne administrate
  • 6 years ago
Në Asamblenë Kombetare të Partisë Socialiste kryeministri ka renditur për çdo sektor prioritet e 100 ditëve të para, ku lufta kundër korrupsionit do të jenë në krye të listës.

Dhe këtë luftë qeveria duket se do ta nisë nga ata sektorë që në 4 vitet e shkuara drejtoheshin nga aleatët. Kryeministri Rama foli për ndëshkim të gjithë përgjegjësve që sipas tij i kanë kthyer drejtori dhe agjenci si Hipotekat, Patentat, burgjet apo sektorin bujqësor në fole të korrupsionit dhe degradimit te shtetit.

?Në këtë fazë të parë të mandatit tonë na duhet pastrim; pastrim fizik, pastrim në të gjithë nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit dhe pastrim strukturor. Na duhet shërbim dhe na duhet ndëshkim në të gjithë nivelet lidhur me çdo shfaqje të korrupsionit?.

Kryeministri u ktheu përgjigje dhe akuzave të opozitës për të vendosur nën kontroll organet e reja të vettingut dhe si dëshmi se e kundërta është e vërtetë, sjell këtë fakt.

?Ju kemi lënë zyrat që dhe ambasadorët u habitën?.

Rama prezantoi përpara Asamblesë dhe emrat e zv/ministrave të rinj të cilët kësaj here kanë kaluar nën një filtër të fortë përzgjedhje nga vetë Kryeministri, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë pjesë e strukturave të Partisë Socialsite.

Tv Klan
Recommended