Ora News – Transparencë për konçesionet, BSH: Duhen projekte të qarta dhe standarde
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë vlerëson investimet që përfiton ekonomia shqiptare në kuadër të konçesioneve, njëkohësisht bën apel për më shumë transparencë. Në daljen e tij të radhës Gent Sejko u shpreh se duhet ndjekur ecuria për të parë ndikimin e tyre në ekonomi.
Konçesionet Partneritet Privat Publik kanë nevojë të jenë transparente dhe të detajohen në buxhetet e çdo viti në mënyrë që të sjellin efekte pozitive në ekonomi.
Ky ka qenë argumenti i Bankës së Shqipërisë në lidhje me deklaratën e bërë nga FMN.
Gent Sejko tha se ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë investime dhe konçesionet janë një mënyrë për të gjetur investimet.
Sejko: BSH ndatyrisht mbetet i mendimit që pasqyrimi i këtyre projekteve duhet të bëhet transparente dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Nuk e ka kontestuar askush këtë cështje. Ne mbetemi të hapur të shikojmë ecurinë e këtyre projekteve. Është një projekt i parashikuar për 4 vitet e ardhshme dhe normalisht do të duhet të detajohet në buxhetet e çdo viti.
Sipas Bankës së Shqipëri gjatë muajit gusht ka pasur një ulje të ndjeshme të kredive me probleme pasi sektori privat ka nisur shlyerjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/transparence-per-koncesionet-bsh-duhen-projekte-te-qarta-dhe-standarde/
Recommended