Ora News – Shqipëri-Kosovë: Bashkim doganor në Durrës, seli të përbashkët diplomatike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, viziten e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës e ka zhvilluar në Shqipëri.
Me homologun e tij Edi Rama konfirmuan se mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet në 27 nëntor në Korçë, ndërsa pritet që të konkretizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit.
Dy kryeministrat, kanë rënë dakord dhe për bashkimin e konsullatave dhe selive diplomatike për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy Kryeministrat iu përgjigjen dhe pyetjeve të interesit të medias në lidhje me përpjekjen e Kosovës për tu anatarësuar në UNESCO.
Haradinaj tha se anëtarësmi do të ishte një fitore e madhe, ndërsa Rama nënvizoi se në takimet me homologun Vuçiç, i ka theksuar atij se nga antarësimi i Kosovës, më shumë fiton Serbia.
Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, zhvilluan edhe një takim me Komisionin për Organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, që sipas Ramës do të shërbejë si yll orientues për rrugën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë drejt një të ardhmeje më të mire.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperi-kosove-bashkim-doganor-ne-durres-seli-te-perbashket-diplomatike/

Recommended