Përurimi i shkollës “Ardian Klosi”,Bregu i Lumit po modernizohet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkolla ?Ardian Klosi?, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo shkollë hapi dyert për herë të parë për nxënësit e saj javën e kaluar, ndërkohë që ajo u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian. Shkolla ka një kapacitet për 1000 nxënës dhe ofron mjedise të reja e kushte modern mësimdhënieje, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sportive.



Kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, si dhe nga familjarë të përkthyesit dhe publicistit Ardian Klosi, u shpreh se kjo shkollë është një nga më modernet e Tiranës, ndërsa zona e Bregut të Lumit po transformohet në një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.



?Duhet të jemi patjetër fitimtarë në betejën e qytetit tonë për më shumë dije. Nuk kemi ndërtuar vetëm shkollën, përballë saj është një hapësirë tjetër fantastike, një qendër komunitare, çerdhe, kopësht; kemi krijuar një oaz në një nga lagjet që më përpara ka qenë e lënë pas dore. Nuk është vetëm ky oaz, por janë edhe 18 rrugë të reja që kanë rehabilituar një pjesë të madhe të lagjes. Për herë të parë kemi të njëjtën cilësi në zonën që me konotacion negativ më përpara quhej si Bregu i Lumit, sot Bregu i Lumit është një nga lagjet më moderne të Tiranës. Pra, po punojmë me të njëjtin standard, siç punohet në sheshin ?Skënderbej?, ashtu edhe në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë 4 edhe në këtë kompleks fantastik arsimor dhe sportiv?, theksoi Veliaj.



Në shkollën e re, nxënësit do të kenë mundësi që përveç lëndës së anglishtes, të studiojnë edhe gjermanisht, e cila është një nga më të kërkuarat aktualisht në tregun e punës.

Recommended