Ora News - Kapen 66 kg kanabis në katin e 5-t të pallatit, arrestohet 48 vjeçari
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 66 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës në kudër të një operacioni të koduar ?Bedroom? (dhoma e gjumit).
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë.
?Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ?28 Nëntori?, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brendësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë?, sqaron policia.
Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapen-66-kg-kanabis-ne-katin-e-5-t-te-pallatit-arrestohet-48-vjecari/
Recommended