Report TV - Zgjedhjet/Ja krerët humbës dhe fitues të degëve të PS
  • 6 years ago
Ndonëse për herë të parë pas dy dekadave, shqiptarët i besuan të qeverisë e vetme Shqipërinë, Partia Socialiste ka bërë një analizë shteruese të rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, duke marrë si pikë reference rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Në raportin e analizës janë identifikuar të gjitha zonat, sipas hartës së ndarjes së territoriale, ku Partia Socialiste ka marrë më pak vota se sa në zgjedhjet parlamentare të 2013. Në 16 bashki PS ka shënuar rënie në raport me zgjedhjet paraardhëse. Ndërkaq, Asambleja e Partisë Socialiste, në mbledhjen e fundit në muajin gusht, vendosi që nga data 15 shtator deri në 30 tetor të zhvilloheshin zgjedhjet në parti në nivel vendor.
Recommended