Report TV - Kapen 81 kg kanabis në Memaliaj e Gjirokastër, arrestohet 1 person
  • 6 years ago
81 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia ditën e sotme në Memaliaj dhe Gjirokastër, ndërsa u arrestua në flagrancë njnë person.

Si rezultat i operacionit të koduar "KOSHTAN", në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte kanabis, si dhe një armë gjahu teke e markës "Bajkal".

Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 6 kilogramë kanabis në Libohovë, Gjirokastër, ndërsa arrestoi një 45-vjeçarë, Nedin Karavidha, i cili dyshohet si poseduesi i lëndës narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit u gjetën dy qese dhe një thes të mbushur me kanabis.