Vuçiç: Qeveria e re në Kosovë varet nga Lista Serbe - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi zyrtar i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Ramush Haradinaj. Gjatë një konference për media, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se për herë të parë në histori, qeveria e Kosovës nuk e ka më shumicën dhe se fati i saj varet nga Lista Serbe.Vuçiç ka sqaruar gjithashtu polemikat e Beogradit për bashkëqeverisjen me Ramush Haradinajn, duke thënë se e ka përkrahur Listën Serbe të hyjë në koalicion me PAN-in dhe AKR-në.Një ditë më parë, shefi i Listës Serbë në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, u shpreh se qeveria e Kosovës tashme varet prej saj. Gjatë një intervistë për televizionin shtetëror serb, Rakiç theksoi se do t?i rikujtojë vazhdimisht detyrimet e qeverisë së Kosovës për formimin e bashkësisë se komunave serbe në veri.Lista Serbe, e cila fitoi 9 deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit, ka 3 ministri në qeverinë e re të përbërë nga koalicioni paszgjedhor PAN-AKR.
Recommended