Rilindja e sheshit “Skënderbej” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shmangini lëvizjet drejt qendrës se Tiranës! Ne sheshin ?Skenderbej? ka nisur puna për kthimin ne zone pedonale. Punimet e Bashkisë po kryhen ne dy pika te sheshit, përreth Muzeut Kombëtar dhe pranë monumentit te Skënderbeut. Kjo faze e punimeve do te zgjasë nje vit dhe ne zonën e qendrës është planifikuar sistemimi i kanalizimeve te ujërave te shiut, te shatërvanëve dhe ne fund ndërtimi i shtesës përfundimtare te sheshit me gurë nga trevat e vendit. Ndërsa ne zonën e Muzeut, do te behet rikontruksioni i plote i ndërtesës, shkalleve hyrëse, krijimin e Kopshtit Botanik ne zonën përreth institucionit si dhe vendosjen e ndriçimit. Ndërsa ne muajin tetor ne këtë pike te qendrës, nis ndërtimi i parkimit nëntokësor, projekt qe synon te përfundohet brenda 7 muajve. Per shkak te punimeve intensive ne qendër dhe mos përfundimit te Unazës e Vogël, bashkia ka devijuar qarkullimin. Kështu qarkullimi i mjeteve në Bulevardin ?Zog I? segmenti nga rruga ?Ded Gjo Luli? deri në fillim të sheshit ?Skënderbej? do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Po ashtu është bllokuar edhe segmenti para Teatrit te Operas dhe Baletit. Lëvizja e mjeteve është e orientuar ne pjesën lindore mes Xhamisë dhe Pallatit te Kulturës. Lëvizjet e mjeteve ne shesh, do te ndryshojnë ne varësi totale te punimeve për qendrën pedonale.
Recommended