Ora News – Basha me sytë nga votimet: Pa dekriminalizimin, nuk ka zgjedhje të lira
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke iu referuar raportit të Guardia di Finanzas, kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për kultivimin e kanabisit.
Sipas kryeopozitarit, kriminalizimi i pushtetit ka sjellë edhe shumëfishimit të sipërfaqes së mbjellë me drogë në vend.
Basha: Po të vesh Artur Bushin kryetar të bashkisë së Krujës, çfarë tjetër mund të presësh përveçse mbulimin e Bashkisë së Krujës nga droga dhe ndërtimin e aerodromeve të drogës në Bashkinë e Krujës?
Po të kesh Artur Bardhin në Kurbin, Elvis Roshin në Kavajë, Armando Prengen në Laç, Arben Ndokën në Lezhë e kështu me radhë nga jugu në veri, çfarë tjetër mund të presësh? Kur kriminalizon shtetin, kur vendos trafikantët e dënuar në poste kyçe, kur këta të diktojnë përmes bashkëpunëtorit të tyre më të ngushtë, ministrit të brendshëm se kë do vesh shef policie, kë do vesh drejtor policie?
Kjo do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, ne nuk mund të ecim përpara, nuk mund të ketë as zgjedhje, as procese të tjera normale. Siguria mirëqenia janë në rrezik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-syte-nga-votimet-pa-dekriminalizimin-nuk-ka-zgjedhje-te-lira/
Recommended