Report TV - Rama: Marrëveshja e zgjedhjeve me Bashën mund të ripërsëritet
  • 6 years ago
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund të bëhet përmes një tjetër marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Këtë gjë e la të kuptohej kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Velipojë këtë të enjte.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi kreu i qeverisë la të hapur mundësinë që të arrijë një tjetër marrëveshje me kreun e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme. Dhe në fokus të këtij pakti pritet të jetë reformimi i Kodit Zgjedhor për të cilin ditët e fundit ka insistuar me forcë kryetari demokrat.

?Kjo mbetet për t?u parë, për t?u diskutuar. S?kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhuar zgjedhjet më të qeta dhe më të lira.

Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S?kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë?, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama vijon prej dy ditësh mbledhjen e qeverisë së re në Velipojë ku po diskutohet programi qeverisës i katër viteve të ardhshme.
Recommended