Edhe këtë vit, mësim me turne - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit shkollor nxënësit e Tiranes, do ta zhvillojnë mësimin me turne. Nëse për gjimnazet ky problem tashme është zgjidhur, me përjashtim te tre shkollave te mëdha, nxënësit e arsimit 9-vjeçar do te kenë mësim edhe pasdite. Drejtoresha e arsimit per Tiranën, Arjola Byzyka, sqaron se ky shqetësim do te marre zgjidhje vetëm pas ndërtimit te shkollave te tjera.

Megjithatë, kete vit është reduktuar numri i shkollave qe punojnë me dy turne. Ndërtimi i tre godinave te reja ka ulur ngarkesën ne institucione. Ndërkohë kryetari i bashkisë ka deklaruar se ky do te jete viti i fundit i mësimit me dy turne. Ndërtimi i 16 shkollave te reja do te ule fluksin ne institucionet e mbingarkuara, duke eliminuar dhe mësimin pasdite. Ndërsa qe këtë vit, numri i nxënësve per klase, nuk do t?i kaloje 35.

Recommended