ÇFARË NDODHI ME 2 SHTATOR TË 2016-ës

  • 7 years ago
Një telefonatë në sallën operative, do të çonte drejt vdekjes, efektivin Ardian Kodra.

Forat e policise se Lezhes, kerkuan angazhimin edhe të FNSH-së së Shkodrës, ndër të cilët ishte rreshtuar edhe efektivie Ardian Kodra. David Qosja terrorizoi banorët e fshatit Torovicë dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënë të vdekur policin. Qosja qëlloi me kallashnikov drejt 50-vjeçarit Kodra, i cili mori plagë në sqetullën e majtë, duke i shkaktuar vdekjen.

Polici u qëllua sapo zbriti nga dera e parë e mjetit. Kaq mjatoi dhe dora e krimit rëndoi mbi efektivin Kodra, cka bëri që në Shkodër të mberrin edhe drejtuesit me te lartë të shtetit. Nderimi dhe respekti, ndaj kësaj figure te policise se shtetit, nuk ndalet për asnjë moment, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shoqeroi në bankat e shkollës, djalin e efektivit të vrarë të FNSH, Ardian Kodra.

Suart Kodra, djali i policit të rënë në krye të detyrës gjatë një aksioni në Lezhë për kapjen e një të armatosuri, nisi sot klasën e 10-të në shkollën ?Oso Kuka?, në Shkodër.

Ardian Kodra u qëllua për vdekje gjatë një operacioni mesditën e 2 shtatorit në Torovicë të Lezhës, teksa një ekip i FNSH-së, kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Recommended