Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sheshi Skënderbej mblodhi mëngjesin e kësaj të premteje mijëra besimtarë myslimanë, të cilët falën namazin e Kurban Bajramit. Festa e dytë më e madhe e kalendarit islam nisi me fjalët e drejtuesve të komunitetit. Ata bënë apel për më shumë devotshmëri ndaj Zotit dhe solidaritet ndaj të varfërve.

Kreu i KMSH Skënder Bruçaj theksoi se kjo është festa e sakrificës, flijimit si dhe bindjes se njerëzve, për t?u afruar në besim më shumë me Zotin. Pas faljes, besimtarët muslimanë u janë drejtuar vendeve të caktuara për therjen e kurbanit. Tradita profetike kërkon ndarjen e mishit në disa pjesë, të cilat përdoren për familjen, si dhe për të afërmit, komshinjtë dhe më së shumti, për të varfrit.

Pjesë e ritualit të Kurban Bajrami është dhe ndarja e ëmbëlsirave, si dhe shkëmbimi i vizitave. Kurban Bajrami risjell në kujtesë devotshmërinë e Profetit Ibrahim dhe gadishmërinë për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin, sipas urdhrit të Zotit.

Shkrimet islame sqarojnë se në momentin e fundit, zoti i solli Ibrahimit një dash për ta bërë kurban, si shenjë e bindjes së plotë të njeriut ndaj Krijuesit.
Recommended