Kurban Bajrami, qindra besimtarë falën namazin në sheshin “Skëndërbej”
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e festës së Kurban Bajramit, për herë të parë në sheshin ?Skëndërbej?.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.
Bruçaj: ?Le ta shfrytëzojmë këtë ditë të begatë duke u gjendur më afër njerëzve në nevojë, duke forcuar lidhjet farefinsore, duke falur dhe mirëkuptuar gabimet e njëri-tjetrit, duke respektuar më shumë të moshuarit tanë, duke gëzuar me dhurata dhe përkëdhelje fëmijët tanë, duke kontribuar për të mirën tonë të përbashkët sepse vetëm me këtë mënyrë mund të fitohet kënaqësia e Zotit.Le të lutemi të gjithë së bashku në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit që të mbretërojë paqja, solidariteti, respekti, harmonia dhe dashuria mes njerëzve pa dallim dhe përjashtim. Zoti na përcjelltë vullnetin dhe ndjesën e sakrificës për të përhapur të mirën dhe të bukurën dhe jo të keqen dhe të shëmtuarën, të përhapim paqen dhe sigurinë mes njerëzve dhe jo konflikt dhe përçarje, të përcjellim shpresë dhe dashuri dhe jo pesimizëm dhe urrejtje.Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kurban-bajrami-qindra-besimtare-falen-namazin-ne-sheshin-skenderbej/
Recommended