Report TV - Vrasje e turistes ruse në Ksamil Prokuroria: S’kemi analizën e ADN
  • 6 years ago
Hetimet për vdekjen e turistes 15 vjeçares nga Rusia në plazhin e Ksamilit kanë ngecur.

Prokuroria e Sarandës bën apel që policia shkencore në Tiranë të kryej sa më parë analizën e ADN-s së fijes së floku të gjetur në helikën e skafit drejtuar nga Ermal Fataj, sipas prokurorisë kjo analizë është prova kryesore për të vërtetuar nëse Fataj është apo jo i lidhur me këtë krim, ndërsa masa e sigurisë arrest me burg 45 dit dhënë ndaj tij skadon pas 1 jave.

Kur kanë mbetur një javë nga lirimi nga qelia e Ermal Fataj të akuzuar për vdekjen e turistes ruse Kseynia Ryok, hetimet për këtë rast janë bllokuar dhe prokuroria e Sarandës bënë apel për kryerjen e analizave të ADN-s së fijeve të flokut sa më parë.

Të kontaktuar nga ReportTv grupi hetimorë pranë kësaj prokuroria u shpreh se për më shumë se 4 javë janë në pritje të përgjigjeve të ekspertizës që kanë dërguar në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Në këtë laborator është dërguar për ekspertizë fije floku të gjetura në helikën e skafit të drejtuar nga Fataj dhe sipas dyshimeve paraprake ato janë të turistes 15 vjeçare që vdiq në Ksamil më 21 Korrik.
Recommended