Korçë, përfshihet nga flakët ndërtesa 4 katëshe
  • 6 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot një ndërtesë 4 katëshe në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, rezulton se nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, pasi rrezikohet edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me ndërtesën në flakë.

Ndërtesa është në pronësi të personit me iniciale M.N., ndërsa shkak paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Tvklan.al ka siguruar një video ku duket qartë ndërtesa në flakë dhe ajo e rrezikuar nga zjarri. /tvklan.al
Recommended