Ankohen banorët e Tropojës: Lagje të ndotura e rrugë të amortizuara

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet në Bajram Curr janë shtrirë vetëm në qendër të qytetit. Lagjet larg qendrës janë të mbushura me mbeturina dhe rrugë të amortizuara. Banorët shprehin rezerva ndaj punës së Bashkisë nga e cila kërkojnë më shumë investime.
Në Qytetin e Bajram Currit investimet e qeverisë dhe ato të Bashkisë nuk kanë shkuar paralel. Falë projektit të rilindjes urbane, qyteti ka një qendër të re dhe një shëtitore të kthyer në pedonale. Por nga ana e Bashkisë duket se mungon interesi për të mirëmbajtur investimet dhe tregues janë këto pamje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ankohen-banoret-e-tropojes-lagje-te-ndotura-e-rruge-te-amortizuara/

Recommended