Report TV - Aksident në aksin Lezhë- Shkodër 1 i vdekur 6 të plagosur
  • 7 years ago
Një aksidenti në të cilin janë përfshirë tre makina ka ndodhur pasditen e sotme rreth orë 18:33 në aksin rrugorë Lezhë ? Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur.

Një prej të plagosurve është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes kritike në të cilën ai ndodhej.

Viktima mësohet se është një shtetas kosovar, 39- vjeçar, me iniciale B.N emigrant në Gjermani, i cili ishte duke u kthyer për pushime pranë familjes.

Aksidenti mësohet se të ketë ndodhur pranë fshatit Bilisht, në kryqëzimin e Blinishtit, ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të mundësuar rifillimin e lëvizjen normale të automjeteve në këtë aks rrugorë.
Recommended