Mbylli sytë një moment dhe dëgjoje zemrën Mos u ndal të mendosh për asnjë sekondë Dhe asaj që po ndjen mos i jep një emër Si të jetë ditë e fundit që po jeton
Harro çfarë mund të bëhej dje Të nesërmen mos e mendo Fali shpirtit pak qetësi Vlerëso më shumë atë që ke Kujto më pak atë që do Jepi zemrës një mundësi
Lëre sonte të rrahi si do Dhe gabo kur ajo thotë gabo Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Thuaj Po kur ajo të thotë Po Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Më beso cdo pengesë është në mendjen tënde Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu Eja sot vec asaj ti kushtojmë vëmendje Eja shkojmë dhe veç trupin e lëmë ketu
Harro çfarë mund të bëhej dje Të nesërmen mos e mendo Fali shpirtit pak qetësi Vlerëso më shumë atë që ke Kujto më pak atë që do Jepi zemrës një mundësi
Lëre sonte të rrahi si do Dhe gabo kur ajo thotë gabo Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Thuaj Po kur ajo të thotë Po Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë Një gotë nëse thyet, nuk ngjitet më dot Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë Një etje e tepërt, dhe mbushet me lotë
Ndaj një puthje ndaj një përqafim Një mëngjes apo një perëndim Jetoje me zemër, jetoje me zemër
Sepse gjithcka e vogël në jetë Është një gur që ka vendin e vet Jetoje me zemër, jetoje me zemër