Opera dhe Balet në sheshin “Skenderbej” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vishni një palë xhinse dhe ejani në shesh të shijoni muzikë të mirë. Kjo ishte thirrja e artistëve të Operas dhe Baletit, një thirrje jo e zakontë në një kohë kur godinës historike të institucionit i kanë mbyllur dyert. por, një koncert i tillë në ambient të hapur, duket se i kishte munguar publikut, por edhe artistëve.Balada rroku, pak tinguj që na çojnë në ritmet e xhazit, por edhe kolona zanore të filmave klasikë ishin vetëm pak nga koncerti i pagëzuar ?Opera Jeans?.Ky nuk është koncerti i vetëm që Teatri i Operas dhe Baletit ofron për publikun në shesh, pasi mbrëmjen e 13 korrikut ju fton të ndiqni baletin ?monger?, ndërsa mbrëmjen e së shtunës të shijoni perlat e Shqipërisë së Mesme me ansamblin e këngëve dhe valleve Popullore e me zërin e Merita Halilit.

Recommended